Shkolla e Magjistraturës, më datë 3 shkurt 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë “Aksesi i grave në drejtësi, të drejtat e grave, barazia gjinore, shmangia e stereotipizimit gjinor dhe përdorimi i metodave të marrjes në pyetje me ndjeshmëri gjinore”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Eksperte: Aurela Anastasi
Lehtësuese: Erida Visoci
Qëllimi i këtij trajnimi është: Rritja e rolit të gjykatave dhe organeve të drejtësisë për forcimin e aksesit të gruas në drejtësi. Analiza e standardeve ndërkombëtare, dhe të brendshme për aksesin në drejtësi të grave dhe vajzave dhe ndalimin e diskriminimit.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Detyrimet që burojnë nga Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftën Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit) dhe Rekomandimet e Komitetit Grevio dhe CEDAW për sistemin e drejtësisë.
- Zbatimi i dispozitave të Konventës së Stambollit dhe interpretimi i dispozitave ligjore kombëtare nën frymën e saj dhe fushave specifike të saj.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.
QUIZ: https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/3-shkurt/